Analisti Albert Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë që në prag të zgjedhjeve të rris pagesat për lehona dhe të ndaj nga 100 euro për pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat.
Ai ka bërë me dije se shpërndarja e parave të buxhetit të shtetit në kohë fushate është tentim i pushtetit për blerjen e votës së qytetarëve.
“Shpërndarja e parave nga arka e shtetit në mes të procesit zgjedhor, tregon për shterpësinë e ideve të një pushteti që tenton të blejë votat e qytetarëve të vendit të dytë më të varfër në Evropë”, ka shkruat ai në profilin e tij në Facebook.