Haradinaj kujton civilët e vrarë në Masakrën e Poklekut dhe në Çikatovë të Vjetër - Gazeta Express
string(81) "haradinaj-kujton-civilet-e-vrare-ne-masakren-e-poklekut-dhe-ne-cikatove-te-vjeter"

Haradinaj kujton civilët e vrarë në Masakrën e Poklekut dhe në Çikatovë të Vjetër

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 9:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 25-vjetorin e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës ka kujtuar se drejtësia nuk është vendosur edhe pas 25 vjetësh.

“Me dhembje në zemër, duke e ditur se drejtësia ende nuk është vendosur, 25 vjet pas Masakrës në Poklek të Drenicës, kur gjurmët e gjakut në bodrumin e Fadil Muqollit ende janë të freskëta, kujtojmë jetët e pafajshme të humbura e të rrëmbyera nga ata që tentuan të zhbijnë qenien dhe ekzistencën popullit shqiptar”, shkroi Haradinaj.

Lexo Edhe:

“Më 17 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë, duke filluar prej foshnjave 6 muajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër. Duke kërkuar drejtësi për të rënët, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, shtoi kryetari i AAK-së.