Haradinaj: Hap i madh në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes - Gazeta Express
string(112) "haradinaj-hap-i-madh-ne-afirmimin-nderkombetar-te-pozicionit-te-kosoves-dhe-momentum-i-ri-per-caqet-e-se-ardhmes"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 20:36

Haradinaj: Hap i madh në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Kosovës dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 20:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se përkrahja e sotme për Kosovën në Asamblenë e Këshillit të Evropës është një hap kolosal.

Kështu ka thënë Haradinaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook pas zhvillimeve në Asamblenë e KiE-s.

Lexo Edhe:

“Përkrahja e sotme në Asamblenë e Këshillit të Evropës, është një hap kolosal në afirmimin ndërkombëtar të pozicionit të Republikës së Kosovës, si dhe një energji dhe momentum i ri për caqet e së ardhmes”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova ka vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Shteti ynë i ri, qytetarët e Kosovës, kanë vendosur themelet e forta të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky përkushtim i rrënjosur në frymën e Kushtetutës e shpirtin e qytetarëve, u vlerësua nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë miqtë e saj”, është shprehur Haradinaj.