Hamilton sot mund ta tejkalojë Schumacherin dhe të shkruajë historinë në Formula 1 - Gazeta Express
string(82) "hamilton-sot-mund-ta-tejkaloje-schumacherin-dhe-te-shkruaje-historine-ne-formula-1"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/12/2021 9:47

Hamilton sot mund ta tejkalojë Schumacherin dhe të shkruajë historinë në Formula 1

Sporte tjera

Gazeta Express

12/12/2021 9:47

Max Verstappen dhe Lewis Hamilton do të zhvillojnë betejën e tyre përfundimtare vendimtare në një nga sezonet më të mëdha në histori të Formula 1.

Ata do ta nisin garn pranë njëri-tjetrin në rreshtin e parë të garës në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, shkruan Gazeta Express.

Të dy Hamilton dhe Verstappen shkojnë në garën e fundit së bashku me 369.5 pikë – vetëm hera e dytë që ndodh që nga sezoni i parë i F1 në vitin 1950.

Çfarëdo që të ndodhë, historia do të shkruhet – ose 36-vjeçari Hamilton do të fitojë titullin e tij të tetë botëror dhe do të bëhet piloti më i suksesshëm i sportit ndonjëherë duke tejkaluar Michael Schumacher.

Ose, 24-vjeçari Verstappen do të fitojë titullin e tij të parë për të nisur një epokë të re.

Verstappen ka avantazhin pasi mori pole position me Red Bull-in e tij me një xhiro mjaft të jashtëzakonshme rreth Yas Marina të shtunën. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement