Hamilton publikon fotografi duke kaluar Urën e Ibrit me ekipin e KFOR që e monitoron Veriun, falënderon partnerët e NATO's - Gazeta Express
string(120) "hamilton-publikon-fotografi-duke-kaluar-uren-e-ibrit-me-ekipin-e-kfor-qe-e-monitoron-veriun-falenderon-partneret-e-natos"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 11:49

Hamilton publikon fotografi duke kaluar Urën e Ibrit me ekipin e KFOR që e monitoron Veriun, falënderon partnerët e NATO’s

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 11:49

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Partneritete në NATO, ambasadori Kevin Hamilton, gjatë vizitës së tij në Kosovë qëndroi edhe te Ura e Ibrit në Mitrovicë.

Nga atje ai publikoi një fotografi duke e kaluar urën dhe shprehi mirënjohje për partnerët e NATO’s që shërbejnë në KFOR krah SHBA’së.

“Duke kaluar urën e Mitrovicës me kapitenin Raemy të Forcave të Armatosura Zvicerane nga Ekipi i Monitorimit dhe Ndërlidhjes i KFOR në veri të Kosovës. Thellësisht mirënjohës ndaj partnerëve të NATO që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, ka shkruar ai.

Hamilton pëveçse në Kosovë ku u takua me krerë të vendit, vizitoi edhe Serbinë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement