Një person në Drenas ka shtënë me armë në drejtim të një veture, ndërsa tjetri e ka dëmtuar atë me një mjet të fortë, tha policia.
Njëri nga dy të dyshuarit u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
Policia tha se nga ky rast, që e cilësoi si “vrasje në tentativë”, u shkaktuan vetëm dëme materiale në veturë.
“Rr. “Imer Alushani”, Gllogoc 21.05.2026 – 00:40. Viktima mashkull kosovar raporton se dy të dyshuar, njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë, ka shtënë dy herë në drejtim të veturës së viktimës, kurse i dyshuari tjetër me një mjet të fortë ka goditur veturën e viktimës. Raportohet vetëm për dëme materiale të shkaktuara në veturë. Është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit, ku të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë me një karikator pa fishek. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”.