Hamilton e fiton Çmimin e Madhe të Britanisë, pas aksidentit që e çoi në spital Verstappen - Gazeta Express
string(89) "hamilton-e-fiton-cmimin-e-madhe-te-britanise-pas-aksidentit-qe-e-coi-ne-spital-verstappen"

Sporte tjera

Gazeta Express

18/07/2021 20:17

Hamilton e fiton Çmimin e Madhe të Britanisë, pas aksidentit që e çoi në spital Verstappen

Sporte tjera

Gazeta Express

18/07/2021 20:17

Fitore e vuajtur, e kërkuar deri në fund dhe e merituar për Lewis Hamilton në Çmimin e Madh të Silverstone në Britani të Madhe, që përkoi me garën e dhjetë sezonale në Formula 1.

Gara nisi me një aksident të frikshëm. Protagonist negativ britaniku i Mercedes, i cili goditi dhe nxori jashtë piste në xhiron e parë Max Verstappen (Red Bull Racing), liderin e kampionatit.

Momentet paniku, teksa Hamilton u penalizua me 10 sekonda për gabimin e kryer. Gjithsesi, shtatë herë kampioni i botës garoi në limite dhe në xhirot e fundit parakaloi Charles Leclerc.

Renditja e përgjithshme

Piloti i talentuar i Ferrarit kryesoi për rreth 50 xhiro, ishte shumë afër fitores së parë sezonale, por në fund duhet t’i gëzohet vendit të dytë. Në pod edhe Valtteri Bottas, piloti tjetër i Mercedes.

Më pas dy makinat McLaren, teksa Sanz i Ferrarit u rendit i gjashti. Renditjen e përgjithshme vijon ta kryesojë Verstappen (185 pikë).

Hamilton (152) është afruar, teksa i treti pozicionohet Sergio Perez (104), piloti i Red Bull Racing.

Advertisement
Advertisement
Advertisement