Haliti thotë se PDK duhet të hyjë në Qeveri - Gazeta Express
string(43) "haliti-thote-se-pdk-duhet-te-hyje-ne-qeveri"

Haliti thotë se PDK duhet të hyjë në Qeveri

Gazeta Express

19/11/2020 22:18

Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK-së ka thënë se kjo parti duhet të hyjë në qeverinë aktuale dhe se nuk ka kushte që tash të mbahen zgjedhjet.

“Unë mendoj që PDK-ja duhet të jetë e gatshme të hyjë në qeveri. Por edhe LDK-ja duhet të jetë e gatshme ta pranojë PDK-në”, ka thënë Haliti.

Lexo Edhe:

Sipas tij, nëse arrihet marrëveshja ndërmjet këtyre dy partive, atëherë mandati duhet të shkojë deri në fund.

“Dhe nëse arrihet kjo marrëveshje, atëherë nuk është problem se kush bëhet ministër”.

Ai tha se beson që pozita e presidentit duhet t’i takojë PDK-së.

“Po besoj që presidenti do të duhej të ishte propozim i PDK-së dhe atëherë duhet të diskutohet me të tjerët, edhe me VV-në, pse jo”, ka thënë ai në televizionin publik.