Hakimi u irritua nga një veprim i Endrickut, në humbjen ndaj Lyonit - Gazeta Express
string(66) "hakimi-u-irritua-nga-nje-veprim-i-endrickut-ne-humbjen-ndaj-lyonit"

Futboll

Gazeta Express

20/04/2026 18:03

Hakimi u irritua nga një veprim i Endrickut, në humbjen ndaj Lyonit

Futboll

Gazeta Express

20/04/2026 18:03

Përballja mes Paris Saint-Germainit dhe Olympique Lyonit i arriti pritshmëritë, por tensioni nuk u ndalë edhe pas vërshëllimës së fundit.

Achraf Hakimit nuk i pëlqeu sjellja e brazilianit të ri, Endrickut, i cili festoi para tifozëve të Parisit, pasi shënoi golin e parë të ndeshjes, në fitoren prej 2-1 të Lyonit.

Endricku luajti një rol të madh në rezultatin prej 2-1, duke shënuar golin e parë, e më pas edhe duke dhuruar një asistim te goli i dytë.

Ky rezultat i shkoi përshati Lensit, i cili tashmë gjendet një pikë më poshtë se PSG-ja që është i pari në tabelën e Ligue 1.

Presioni po rritet për skuadrën e Luis Enriques, e cila duhet të rigjejë formën, në mënyrë që mos të kolapsojë në javët e fundit të kampionatit.

Megjithatë, nuk ishte goli që e frustroi Hakimin, por vallëzimi i Endrickut për pothuajse 15 sekonda, pranë tifozëve të Parisit.

Reprezentuesi maroken u pa duke u konfrontuar me 19-vjeçarin në fushë, pas një festimi të gjatë të golit.

Hakimi e shpjegoi pse ishte e nevojshme që të konfrontohej me Endrickun gjatë ndeshjes.

“Pse i thashë Endrickut të qetësohet? Këto gjëra ndodhin në një ndeshje, Nuk do të fokusohemi te lojtarët rivalë. Doja që skuadra ime të ishte e fokusuar dhe për të që të mos bënte gjëra në drejtim të tifozëve tanë”, tha Hakimi.

Hakimi shtoi më tutje, duke sugjeruar se Endricku duhet të mbajë vëmendjen e tij në performancat e tij dhe jo te provokimi i kundërshtarit.

Ish-lojtari i Realit i vlerësoi aftësitë e Endrickut, mirëpo ndjeu se festimi i tij kaloi një kufi të respektit profesional, gjatë ndeshjes.

“Ai duhet vetëm të luajë futboll, veçanërisht pasi është një lojtar i talentuar. Por kur ai bën gjëra të tilla që nuk janë futboll, mund të më mërzis mua – veçanërisht pasi ishim duke humbur”, shpjegoi Hakimi./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement