Guardiola: Dimri në Angli është ferr, por Man City im është i jashtëzakonshëm - Gazeta Express
string(75) "guardiola-dimri-ne-angli-eshte-ferr-por-man-city-im-eshte-i-jashtezakonshem"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 9:22

Guardiola: Dimri në Angli është ferr, por Man City im është i jashtëzakonshëm

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 9:22

Lojtarëve të Manchester City u bëri mirë paralajmërimi i Pep Guardiolës se lojtarët e vetëkënaqur do të liheshin në stol, pasi ata e vazhduan serinë e fitoreve të njëpasnjëshme edhe të martën duke e mundur 4:1 Wolvesin në Premierligë.

City i ka fituar 21 ndeshje radhazi në të gjitha garat dhe është shumë pranë rekordit për më së shumti fitoreve radhazi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri spanjoll Guardiola thotë se skuadra e tij është shumë e bashkuar dhe kjo bën që gjërat në fushën e lojës të shkojnë mirë për të.

“Mëngjesin e sotëm (marte) ndjeva se jemi shumë të bashkuar dhe se ishim gati për të tentuar përsëri”, tha Guardiola.

“Kalendari është i shkurtër këtë sezon. Nuk e kemi pasur një javë të gjatë. Kemi shumë ndeshje dhe të luash kundër Wolves, një skuadër fizike dhe me mentalitet të tillë më bën të jem shumë i kënaqur me atë që e kemi arritur deri tani”, shtoi ai.

Në lidhje me rekordin, Guardiola theksoi: “Është rekord për të cilin do të flasim në të ardhmen. Dimri në Angli është ferr dhe, gjatë kësaj kohe, ne kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Më shumë se madhështore”. /Gazeta Express/