Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancë ku do të votohet presidenti.
Bahtiri u ka thënë partive opozitare që ta propozojnë kandidatin e tyre, dhe se, ‘’edhe njëherë’’ e kanë mundësinë.
Postimi:
Edhe sot i bëjmë thirrje opozitës:
EJANI NË SALLË PLENARE, mos rrini në zyre të grupeve parlamentare. Prej kujt po frikësoheni që s’po zbritni poshtë?
Propozoni kandidatin tuaj. Edhe njëherë e keni mundësinë. EJANI poshtë e votoni, mos e lini vendin të shkojë në zgjedhje, edhe ashtu po dihet se e keni kuptuar se shkaktar kryesor të cilët do t’i dënoj populli jeni ju.
“Tuta s’ka ilaç”, ama ilaç për ju kësaj here, do të ishte prania juaj dhe vota juaj për Presidentin/en e vendit.
AB