Grevistët janë pezulluar nga puna vetëm në regjimin e Milošević-it! - Gazeta Express
string(66) "grevistet-jane-pezulluar-nga-puna-vetem-ne-regjimin-e-milosevic-it"

Grevistët janë pezulluar nga puna vetëm në regjimin e Milošević-it!

OP/ED

Halil Matoshi

27/08/2022 14:38

Vetëvendosje, tashti në pushtet, përmes gjuhës përjashtuese dhe kercënuese, po e pranon postulatin e ndërtuar vet, se greva bëhet gjithnjë kundër keqqeverisjës!?

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin prill 2019 kur në pushtet ishte Qeveria Haradinaj.

Lexo Edhe:

Nëse Lëvizja Vetëvendosje kishte të drejtë kur, në historinë e afërt, (2019) nga opozita i dilte në krah grevës së mësimdhënësve që erdhi – sipas Lëvizjës Vetëvendosje – si pasojë e keqqeverisjës atëherë, ajo sot, erdhi kur një varg rrethanash janë përkeqësuar, nga kriza globale, niveli i ultë i pagës dhe inflacionit të lartë. Porse Lëvizja Vetëvendosje, tashti në pushtet, përmes gjuhës përjashtuese dhe kercënuese, po e pranon postulatin e ndërtuar vet, se greva bëhet gjithnjë kundër keqqeverisjës!?

Kushtet dhe rrethanat e mësimdhënësve, më 2022 janë më keq së më 2019 sipas parametrave të po kësaj Qeverie, pagat në sektorin publik nuk janë rritur asnjë cent që nga viti 2012, e inflacioni, sipas Bankës Botërore është 20%.

Tridhjetedy vjet pas grevës kombëtare, e mbajtur në mend nga populli si greva e tre shtatorit, prirë nga Dr. Hajrullah Gorani, në shtetin e pavarur kosovar, për të cilin kontribuan shumë edhe sindikalistët, përndjekja e Sindikatave është përshkallëzuar, duke i përjashtuar nga dialogu social dhe duke shmangur çfarëdo pajtimi me kërkesat e tyre.  Është organizuar nga “mirëmbajtësit” e pushtetit aktual njëfar ‘Pogrom-i” në rrjetet sociale, një përndjekje verbale kundër sindikalistëve,  mësuesve dhe jo vetëm nga pushteti, por edhe nga turmat që i rrinë afër pushtetit, duke i stigmatizuar ata, me gjuhë linçuese dhe fashiste.

Pas fillimit të grevës së përgjithshme në sektorin publik Ministria e Financave i kërkoi BSPK-së listën e personave që po marrin pjesë në grevë, për t’ua ndalur pagën!

Këtë e konfirmoi zyrtari që mban ofiqin jokushtetues “zv.sekretari i Përgjithshëm” (sipas medias në Prishtinë) i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu.

“Po, është kërkesë ligjore, është neni 18 i Ligjit për Greva, paragrafi 1, i cili kërkon që personave që janë në grevë t’u pezullohen paga dhe përgjegjësia nga puna”- ishte interpretimi i tij idiotesk!?

Kercënimi për ndalesë page dhe pezullim nga puna ndaj grevistëve, që erdhi nga Ministri i financës, OJQ-isti pa profil të qartë politik por me servilitet të etabluar mirë ndaj Albin Kurtit, Hekuran Murati, sidomos për mësimdhënësit, ashiqare që ishte masë frikësimi dhe tendencë e hapur për kontroll të sindikatave. Ç’është e vërteta, fushata denigruese ndaj krerëve të sindikatave ka nisë që nga Qeveria Kurti 1 për të marrë përmasa të një racizmi kulturor në Qeverinë Kurti 2.

Rrahman Jashari është shndërruar në “kryeshtriganin” e përrallave horror, në gjuhën e pushtetit, që mësynë firade disciplinim e punëtorëve e nëse nuk binden, persekutimin e tyre, deri në thirrje për linç publik.

Greva ka marrë konotacion të “shtetngrënies” kurse mësimdhënësit shihen me neveri, fyhen e denigrohen thuese janë “ushtria e skëterres”, në komedinë e errët, fantazi-aventurë, “Vdekja e djallit III”!?

Neni 18 i Ligjit për grevat, që është përdorur si arsyetim për këtë kërcënim të pushtetit, nënkupton saktësisht të kundërtën e intepretimit që po ia bënë qeveria.

Ishte neveritës një biçim aktivisti që supozohej i majtë (sekretari në detyrë i Ministrisë së financës) i cili e ndërmori me “shpatë e zjarr” këtë fushatë frikësimi, pa ditë ta lexojë drejt asnjë fjali nga ligji e lëre më interpretimin e tij!? Pezullimi i detyrimeve kontraktuale i referohej të drejtës së punëtorit të mos paraqitet në vendin e punës, kur është bërë pjesë e grevës së ligjshme, kurse ministri e sekretari, në filmin e luajtur dobët, në një fushëxhirim-rangallë, që ka mbetë nga kjo ministri, (sëbashku me atë të arsimit!) e interpretonin si levë në duart e pushtetit, për ndalesë page e pezullim nga puna!?

Pika 1 e Nenit 18 të Ligjit për grevat e liron grevistin nga detyrimet (procesi i mësimdhënies dhe përgjegjegjësitë) për aq sa është në grevë, po nuk e liron ndonjë zyrtar autoritarist e të padijshëm, si qifti Murati – Spahiu që ta interptetojë ligjin sipas masës së vet!

Ligji për grevat, Neni 13, pika 1. saktëson se NUK MUND të merren masa disciplinore as MATERIALE:

“Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e

punës. “

Sindikatat dhe grevat, dyjat kategori kushtetuese, të pa ndalshme, pos në gjendje të jashtëzakonshme (Neni 15 i Ligjit për grevat) janë marrë në sy të keq nga pushteti, e që besa, edhe nga opurtunët e radhës, që projektojnë ndonjë favor personal, me një justifikim bizar: tensionet në veriun e Kosovës!?

Janë këto mësymje të pështirosuna të disa majtistëve të vetproklamuar, për t’ia trashur qafën një diktature ‘Thatcher-iste’ në tentativë!?

Dihet botërisht se (dhe merita që “çështja” u bë e madhe u takon medias e gazetarëve) se Ligji i grevave i quan ato të ligjshme dhe në Nenin 18. Pika 1 i liron subjektët e grevave nga detyrimet e punës, për aq sa zgjatë greva, e nuk e liron Hekuran Muratin që të veprojë me shantazh kundër punëtorëve të sektorit publik, duke qenë se ligji e aprovon dhe e mbronë grevën me mjete juridike, si aktivitet kushtetues.

Neni 18 i Ligjit për grevat (Efektet e grevës së ligjshme) në Nenin

1 thotë: “Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga Kontrata e Punës”, nen ky i keqlexuar nga analfabetë funksionalë të regjimit, kurse efekti i grevës së ligjshme saktësohet në Nenin 2 i cili e sanksionon raportin e pushtetit me grevën: “Ndërprerja ose largimi nga marrëdhënia e punës për shkak të pjesëmarrjes në një grevë të ligjshme, është i kundërligjshëm.”

Me Nenin 7 të Ligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit bazë, madje

Nenit 18, paragrafi 1., pas togfjalëshit “Kontrata e Punës ‘’ i është shtuar fjalia “duke përfshirë të drejtën në pagesë.”

Dikush nga pushteti, budallallëkun e cilësoi “keqkuptim”, porse as Murati dhe as Spahiu nuk dhanë llogari për fushatën denigruese që e nxitën në publik, kundër grevës, që në frymën e saj, cënon demokracinë kushtetuese.

Përderisa Muratin, Spahiun dhe Qeverinë e tyre “pa tru” e mbrojnë turmat përmes falangave të interNetit, nga ai 51%shi famoz i votuesëve, punëtorët, sindikatat dhe grevën e tyre e mbronë Ligji për organizimin sindikal, Ligji për grevat, Kontrata kolektive dhe Ligji kosovar kundër diskriminimit.

Porse, shije të keqe lë mësymja e Qeverisë kundër kauzave të drejta të punëtorëve, aq më tepër, kur padrejtësinë shoqërore dhe luftën për barazi, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti e kishin kryekauzë, parullë dhe dogmë: levë për kopjen e pushtetit politik!

Vota vërtet është mjet joracional në sistemin politik, porse ajo duhet të qytetërohet!

Punëtorët e panë fytyrën e vërtetë të pushtetit që është votuar nga 51% e trupit zgjedhor kosovar.

Zgjedhjet e rregullta në vend mbahen më 2025.

Deri atëherë: Keni kërkuar – shikoni!