Grand Prix i Zagrebit: Distria e pandalshme, kalon në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(64) "grand-prix-i-zagrebit-distria-e-pandalshme-kalon-ne-gjysmefinale"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2022 13:02

Grand Prix i Zagrebit: Distria e pandalshme, kalon në gjysmëfinale

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2022 13:02

Distria Krasniqi po tregon formë fantastike në Grand Prix e xhudos që po mbahet në Zagreb.

Xhudistja kosovare mposhti atë mongoleze, Khorloodoi Bishrelt me IPPON, duke e arritur gjysmëfinalen e këtij turneu, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.

Kujtojmë se sot po garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe momentalisht gjendet në raundin e dytë. /Gazeta Express/