Grabitja e bujshme e Rinasit, Talo Çela i “shpëton” fajësisë? - Gazeta Express
string(57) "grabitja-e-bujshme-e-rinasit-talo-cela-i-shpeton-fajesise"

Grabitja e bujshme e Rinasit, Talo Çela i “shpëton” fajësisë?

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 16:50

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për 7 të pandehurit të cilët dyshohet se në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Admir Murataj, kryen grabitjen në Rinas më 9 prill 2019.

I përfshirë në këtë ngjarje është edhe i shumëkërkuari Talo Çela, ndaj të cilit gjykata nuk ka dhënë asnjë vendim fajësie pasi është pezulluar për një vit, megjithëse ai është konsideruar si një ndër autorët kryesorë të kësaj megagrabitje.

Lexo Edhe:

Mbi Çelën rëndojnë dhe disa akuza të tjera të rënda si ato të vrasjes dhe ka disa procese paralele në Gjykatën e Posaçme.

Çela renditet në listën e 5 personave më të kërkuar në vend dhe megjithëse ka pasur disa operacione për kapjen e tij ato kanë dështuar.

/Gazeta Express