Grabitës serial dhe trafikant droge, shqiptari kishte rrëmbyer dhe një fëmijë - Gazeta Express
string(76) "grabites-serial-dhe-trafikant-droge-shqiptari-kishte-rrembyer-dhe-nje-femije"

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2022 9:18

Grabitës serial dhe trafikant droge, shqiptari kishte rrëmbyer dhe një fëmijë

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2022 9:18

Mediat greke kanë raportuar detaje të reja lidhur me 30-vjeçarin shqiptar Esmin Ferhati, që u plagos dje në Athinë, pasi sulmoi një oficere policie.

Bëhet me dije se në katër vitet e fundit, banda shqiptare kishte kthyer në vendstrehim tre katet e një universiteti te vjetër të Athinës. Ata paguanin 100 euro në muaj për çdo dhomë, dhe jetonin aty si familje pa paguar rrymë, internet dhe ujë.

Lexo Edhe:

 Mediat greke shkruajë se ata qarkullonin me një mjet tip “Mercedes” dhe shijonin jetën e luksit me paratë e zeza nga grabitjet, pazaret e drogës, vjedhjet dhe madje edhe rrëmbimet.

30-vjeçari Esmin Ferhati, i njohur me pseudonimin “Esko ”, i cili u arrestua mëngjesin e djeshëm pas sulmit me kaçavidë dhe plagosjes të një 35-vjeçarje, akuzohet gjithashtu edhe për rrëmbimin e një fëmije të mitur, djalin e një gazetari, në maj të vitit 2019 dhe e fshehu në rezidencat studentore derisa hynë në shtëpinë në Pagrati dhe grabitën të atin.

Në banesën e gazetarit u gjet dhe u identifikua shenja e gishtit të 30-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim por nuk ishte arrestuar asnjëherë.

Në zonën e rezidencën studentore jetonin “Esko” me pesë çështjet penale pa kaluar asnjë ditë burg, partnerja e tij me fëmijën e tyre të porsalindur, vëllai i tij “Erko” dhe nëna e tyre, gjithashtu numërohen të paktën dhjetë kriminelë të tjerë shqiptarë si dhe kriminelë grekë.

Brenda banesave vepronin në dy-tre grupe të ndryshme të cilët dilnin vetëm për të grabitur banka, supermarkete dhe për të shitur drogë. Studentëve që kërkuan shpjegim për dhomat që ishin të zëna, drejtuesit iu përgjigjën se ato nuk ishin funksionale dhe se duheshin rinovuar.

Rrëmbimi i të miturit

Grupi i banditëve rrëmbeu të miturin nga zona e Zografou teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Pagrati.

Ata e dhunuan dhe pasi i vunë një kapuç në kokë, e futën në makinë dhe e çuan në kampus. Aty fëmija u mbajt peng për shumë orë në duart e grabitësve shqiptarë, të cilët pasi morën çelësat e shtëpisë, e vizituan për të plaçkitur. Në momentin e sulmit ishin të pranishëm prindërit dhe vëllai i tij i vogël. Gazetari, në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij, është përleshur me ta, duke e rrahur dhe plagosur lehtë me thikë.

Tetë muaj më vonë, autoritetet arritën të vënë në pranga një prej autorëve, ndërsa pjesa tjetër mbeti e zhdukur, me vlerësimin e policisë se ata kishin gjetur strehim në vendlindje./Gazeta Express