Google do të ndryshojë mënyrën sesi tregon vlerësimet dhe komentet e përdoruesve në aplikacionet e Play Store. Kompania dëshiron t’i bëjë ato më personale dhe informuese për përdoruesit e interesuar.
Në vend që të tregojë vlerësimin e një aplikacioni në Play Store bazuar në të gjitha vlerësimet në tërësi, Google do të tregojë vlerësimet sipas vendndodhjes dhe pajisjes së përdoruesit.
Kompania e dha lajmin në blogun e Android Developers dhe ndryshimi i ri do të fillojë të hyjë në fuqi në nëntor të vitit 2021. Përdoruesit do të shohin vlerësimin bazuar në vlerësimet e lëna nga përdoruesit e tjerë që gjenden në të njëjtin vend.
Kështu një aplikacion mund të jetë më i dobishëm në perëndim sesa në vende të tjera. Vlerësimet e aplikacioneve të Play Store do të ndryshojnë nga një vend tek tjetri.
Në fillim të 2022, Google do të tregojë vlerësimet bazuar në modelin e pajisjes. Konkretisht nëse keni një tablet, do të shikoni vetëm vlerësimet e lëna nga përdoruesit e tabletëve.
Google ka thënë se do të informojë zhvilluesit për ndryshimet 10 javë përpara se të jenë direkt.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...