“Goli fantazmë” në Madrid, Ter Stegen: S’kam fjalë - Gazeta Express
string(45) "goli-fantazme-ne-madrid-ter-stegen-skam-fjale"

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 9:31

“Goli fantazmë” në Madrid, Ter Stegen: S’kam fjalë

Futboll

Gazeta Express

22/04/2024 9:31

Jude Bellingham e vendosi në minutën e 91-të El Clasidon mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Rezultati 3:2 në “Santiago Bernabeu” ia mundësoi skuadrës së Carlo Ancelottit të shkojë në +11 pikë në renditje, ndërsa e hipotekoi kështu edhe titullin e kampionit.

Lexo Edhe:

Sipas të gjitha gjasave, “Blaugrana” nuk do të mundë ta konfirmojnë suksesin e sezonit të kaluar pasi Robert Lewandowski me shokë kanë mbetur mjaft prapa dhe kështu janë duke e mbyllur një sezon dëshpërues.

Barça avancoi dy herë, por nuk ia doli ta ruante epërsinë, shkruan “Gazeta Express”.

E rasti më diskutabile i lojës ishte gjuajtja e Yamal me kokë dhe largimi i topit nga Lunin në vijën e portës.

Për shumëkë ky ishte një gol i mohuar për “Blaugrana”, por gjithçka mbeti e paqartë për shkak të teknologjisë së vijës së portës, e cila mungon në Spanjë, me çka i vuri në lajthitje referët.

Pamjet në realitet nuk e sqarojnë këtë dyshim, ndërsa rasti mbetet kontrovers dhe natyrisht se për të do të diskutohet gjatë.

Pas lojës, për këtë rast foli portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen.

“Është mëkat që nuk i kanë gjetur pamjet për ta vlerësuar golin. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që ka ndodhur, ajo që e pamë sonte kundër Real Madridit është vërtet një mëkat. La Liga qarkullon shumë para, por nuk shërben për rregullat më të rëndësishme. Është mjaft trishtuese”, deklaroi portieri gjerman pas lojës. /Gazeta Express/