Golfi kosovar, 13 vjet pune përmes videos 13 minutëshe - Gazeta Express
string(53) "golfi-kosovar-13-vjet-pune-permes-videos-13-minuteshe"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/05/2022 14:45

Golfi kosovar, 13 vjet pune përmes videos 13 minutëshe

Sporte tjera

Gazeta Express

09/05/2022 14:45

Në vitet e pasluftës, Kosova është shquar kryesisht me futbollin, apo me sportet tjera si basketbolli, hendbolli apo edhe volejbolli.

Lexo Edhe:

Por, me kalimin e viteve kanë nisur të zhvillohen edhe sportet tjera më pak të njohura në vendin tonë.

E një gjë të tillë e ka bërë edhe golfi, shkruan “Gazeta Express”.

Lavdim Zylfiu, kryetar aktual i kësaj Federate, me bashkëpunëtorët e tij e jetësuan vite më parë këtë sport edhe në vendin e tonë, pasi kishte bërë shume edhe në zhvillimin e kohë më parshëm të mini-golfit.

Plot mund dhe sakrificë iu shpërblyen atij dhe tash ky sport mund të mburret me organizimin e kampionatit të Kosovës.

Kjo kishte ndodhur vitin e kaluar, më saktësisht në tetor, në “Golf Resort Heitlinger”, në Ostringen – Tiefenbach të Gjermanisë.

Ishin plot 52 lojtarë që morën pjesë në Kampionatin e dytë shtetëror të Kosovës në golf, i cili ishte mjaft madhështor.

Në të morën pjesë garues nga 10 shtete të ndryshme si nga Amerika, Anglia, Franca, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Austria, Holanda dhe nga brenda GJermanisë dhe nga Kosova.

Dhe, Zylfiu nuk po ndalet, pasi ai po punon pa ndalur në organizimin e eventeve të tjera të mëdha të golfit, ndërsa ëndërr e kamotshme e tij është ndërtimi i një fushe moderne të golfit në Kosovë, në mënyrë që kampionatet në të ardhmen të mbahen këtu.

Përmes një videoje 13 minutëshe mund ta shihni punën 13 vjeçare të bërë nga Zylfiu me bashkëpunëtorë. /Gazeta Express/