Golden State Warriors rikthehen te fitorja, pësojnë Lakers - Gazeta Express
string(57) "golden-state-warriors-rikthehen-te-fitorja-pesojne-lakers"

Golden State Warriors rikthehen te fitorja, pësojnë Lakers

Basketboll

Gazeta Express

31/01/2024 11:19

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, atë NBA.

Golden State Warriors janë rikthyer te fitorja, pas dy humbjeve të njëpasnjëshme, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Warriors triumfuan përballë Philadelphia 76ers me 12 pikë diferencë 119:107 në Chase Center.

Për skuadrën mysafire kjo ishte humbja e katërt radhazi në NBA dhe tani kanë rënë në pozitën e pestë në Konferencën e Lindjes.

Më meritori për fitoren e Warriors ishte padyshim Steph Curry që realizoi 37 pikë.

Curry u ndihmua edhe nga dyshja Kuming e Wiggins me 26 respektivisht 23 pikë.

Në krahun tjetër, për Philadelphian më i miri ishte Tobias Harris me 26 pikë.

Los Angelos Lakers pësuan humbje ndaj Atlanta Hawks me rezultatin 138:122.

Atlanta ishte më e mirë nga fillimi e deri në fund, duke i fituar që të katër çerekët e lojës, epërsinë më të lartë e patën në çerekun e parë.

Me pesë pikë diferencë, 129:124, Boston Celtics doli triumfues kundër Indian Pacers.

Loja e mirë në pjesën e parë të cilën e mbyllën me 15 pikë avantazh, bën që Celtics në fund të marrin fitore, ndonëse e humbën pjesën e dytë.

Fitore marrin edhe New York Knicks e Toronto Raptors. New Yorku triumfoi ndaj Utah Jazz, 118:103.

Përveç çerekut të fundit të cilin e fituan me plus pesë Jazz, në tre të tjerët, Knicks ishin më të mirë.

E Toronto mposhti Chicago Bulls 118:107. Bulls e nisën mirë ndeshjen duke e fituar pjesën e parë, por Raptors u rikthyen fuqishëm në atë të dytin duke dal me pikët e plota në fund./Gazeta Express