Glauk Konjufca infektohet me koronavirus - Gazeta Express
string(40) "glauk-konjufca-infektohet-me-koronavirus"

Glauk Konjufca infektohet me koronavirus

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 17:09

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmin e ka ndarë vetë ai në rrjetin social “Facebook”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Konjufca me këtë rast ka apeluar të tjerët që të kenë kujdes, pasi që, siç ka thënë ai, kjo pandemi është ndryshe nga të tjerat.

“Qytetarë të dashur, miq të çmuar. Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19.  Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike. Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.  Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë”, ka shkruar ai.

Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK  dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive./Gazeta Express/