GLADIATOR së shpejti në T7 - Gazeta Express
string(26) "gladiator-se-shpejti-ne-t7"

GLADIATOR së shpejti në T7

Gazeta Express

20/10/2020 12:23

Televizioni T7 nga nëntori i këtij viti do të fillojë transmetimin e një Show të madh televiziv – GLADIATOR. Ky show pritet t’i argëtojë të gjithë shikuesit dhe targeton të gjitha moshat.

Pjesëmarrës në këtë show do të jenë fytyra publike të gjitha trojeve shqipfolëse të cilët do të shijojnë momente shume interesante në këtë show epik me gara të stilit te vjetër dhe me kostume të gladiatorëve.

Lexo Edhe:

Gladiator është show i pari i këtij lloji në gjithë botën dhe si premierë do të fillojë me transmetimin në T7.

Në këtë garë ekipi garues përbëhet nga 4 persona të cilët do të garojnë së bashku për t’i fituar garat e Gladiatorit. Ekipi në çdo garë do të fitojë një vlerë parash dhe çdo garë e fituar do t’ua rritë buxhetin në arkë, por nëse një garë e humbin atëherë do ta humbin një garues dhe humbin 50/50 të buxhetit, por mundësia ideale është qe ta blejnë lojtarin nga buxheti i fituar dhe kështu si ekip të garojnë deri ne garën e fundit.

Këtë show do ta moderojë Enis Ujkani dhe Ana Lika nga Tirana.

GLADIATOR PROMO 01 ne T7 se shpejti