Gjyqtari i njohur francez, Clement Turpin do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Kosovë - Gazeta Express
string(91) "gjyqtari-i-njohur-francez-clement-turpin-do-te-ndaje-drejtesine-ne-ndeshjen-slloveni-kosove"

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 17:46

Gjyqtari i njohur francez, Clement Turpin do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Kosovë

Futboll

Gazeta Express

15/11/2025 17:46

Gjyqtari i njohur francez, i cili referon në ndeshjet e Ligue 1 dhe ato të garave evropiane, Clement Turpin do të jetë gjyqtari i ndeshjes Slloveni – Kosovë.

Ndeshja Slloveni – Kosovë, e cila luhet në kuadër të xhiros së pestë në grupin B të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026, do të zhvillohet në “Stozice Stadion”, me fillim nga ora 20:45, sonte.

Kjo ndeshje, mjaft e rëndësishme për Kosovën, por edhe për Slloveninë, do të gjykohet nga një prej gjyqtarëve më të mirë evropian, Clement Turpin.

Megjithatë, Turpin nuk ka gjykuar asnjëherë një ndeshje të Kosovës – kjo do të jetë e para.

Ndërkohë, në anën tjetër, Turpin ka ndarë drejtësinë në dy ndeshje të Sllovenisë.

Së pari në kualifikimet e Botërorit të vitit 2022, në humbjen nga Kroacia me rezultat prej 3-0.

Ndeshja tjetër ishte ajo e EURO 2024, ndaj Anglisë, e cila përfundoi pa gola.

Me një pikë të fituar sonte, Kosova e siguron plasmanin në “play-off”, ndërsa fitorja e mbanë në garë për vendin e parë, në varësi të rezultatit të ndeshjes Suedi – Zvicër./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement