Gjykimi për 27 Prillin – Çka dëshmoi sot ish kryetari i komunës - Gazeta Express
string(61) "gjykimi-per-27-prillin-cka-deshmoi-sot-ish-kryetari-i-komunes"

Ballina

Gazeta Express

05/03/2021 13:23

Gjykimi për 27 Prillin – Çka dëshmoi sot ish kryetari i komunës

Ballina

Gazeta Express

05/03/2021 13:23

Në gjykimin për “27 Prillin” ka dëshmuar ish kryetari i komunës së Butelit, Petr Latinovski

Me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për organizatorët e ngjarjeve më 27 prill të vitit 2017.

Lexo Edhe:

I pari ishte dëgjuar Petre Latinovski, i cili tha se në periudhën e viteve 2016-2017 derisa ka qenë kryetar i komunës së Butelit në suaza të komitetit të qytetit, si trup,  asnjëherë nuk kanë diskutuar për protestat “Për Maqedoni të përbashkët”.

“Latinovski, në mënyrë kategorike ka mohuar se ka pasur ndonjë kontakt me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin për protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët” dhe tha se nëse gjendet edhe një dëshmi për atë, do të dëshiroja edhe ai të gjendet në anën tjetër të sallës gjyqësore.

Në gjykimin për “27 Prillin” ka dëshmuar ish kryetari i komunës së Butelit, Petr Latinovski

Me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për organizatorët e ngjarjeve më 27 prill të vitit 2017.

I pari ishte dëgjuar Petre Latinovski, i cili tha se në periudhën e viteve 2016-2017 derisa ka qenë kryetar i komunës së Butelit në suaza të komitetit të qytetit, si trup,  asnjëherë nuk kanë diskutuar për protestat “Për Maqedoni të përbashkët”.

“Latinovski, në mënyrë kategorike ka mohuar se ka pasur ndonjë kontakt me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin për protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët” dhe tha se nëse gjendet edhe një dëshmi për atë, do të dëshiroja edhe ai të gjendet në anën tjetër të sallës gjyqësore

I pyetur nëse ka organizuar që të punësuarit e komunës të marrin pjesë në protestat para Kuvendit, Latinovski tha se diçka të tillë nuk ka bërë, as nuk ka pasur njohuri për protestën.

“Kurrfarë presioni ndaj asnjërit të punësuar nuk kam bërë, as nuk më ka rënë në mendje. As nuk kam pasur njohuri për diçka të tillë”, tha Latinovski.

Pastaj ishte dëgjuar këshilltari dhe kryetar i Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Kumanovë, i cili tha se asnjëherë nuk ka biseduar, as nuk ka marrë kurrfarë qëndrimi në lidhje me protestat e “Për Maqedoni të Përbashkët”.

Dëshmitari, gjithashtu tha se asnjëherë nuk ka pasur kontakt me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin në lidhje me protestat para Kuvendit. Në seancën e sotme gjyqësore janë thirrur më shumë dëshmitarë, të propozuar nga mbrojtja e Mile Janakieskit.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe për Arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ato akuzohen se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.