Gjithçka sipas ligjit, Remenskas i refuzohet ankesa për bastisjen e shtëpisë - Gazeta Express
string(75) "gjithcka-sipas-ligjit-remenskas-i-refuzohet-ankesa-per-bastisjen-e-shtepise"

Gjithçka sipas ligjit, Remenskas i refuzohet ankesa për bastisjen e shtëpisë

Gazeta Express

05/12/2019 15:08

Gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur rreth ankesës së Frosina Remenskit, deputete e LSDM-së e dyshuar si e përfshirë në rastin “Zhvatja”. Remenski kishte kërkuar nga gjykata që të vendosë nëse bastisja e shtëpisë së saj nga ana e policëve ishte kryer në pajtim me ligjin apo kishte pasur shkelje ligjore, përcjell in7.

Sipas gjyqtarit që ka trajtuar rastin, policët nuk kanë bërë shkelje ligjore në këtë rast dhe bastisjen e kanë bërë duke respektuar detyrën dhe normat ligjore. Pas kësaj Remenski ka të drejtë ankese deri tek Këshilli i përbërë prej 3 gjyqtarëve në Gjykatën Penale, njofton a1on.

Lexo Edhe:

Për a1on, Remenski e bindur shprehet se bastisja në shtëpinë e saj është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë ka dorëzuar kallëzim penal deri tek Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për vepra penale të siç thuhet, personave të autorizuar zyrtarë.

Për rastin “Zhvatja” janë duke u gjykuar Bojan Jovanovski dhe ish shefja e PSP-së, Katica Janeva, ndërsa gjatë ditës se djeshme me 3 vite burgim u dënua i akuzuari i tretë, Zoran Milevski, i cili e pranoi fajin, përcjell in7.

Remenski dyshohet se me pozicionin e saj politik dhe atë të Kryetares së Nderit ne organizatën e drejtuar nga Boki 13, ka marrë pjesë në takime që ky i fundit i ka realizuar me çka ka krijuar përshtypjen se projektet që Jovanovski i ka ofruar tek palët e dëmtuara, kanë qënë projekte qeveritare.