Gjithçka ndodh në videot live të Bebe Rexhës, fansi i tregon organin gjenital - Gazeta Express
string(76) "gjithcka-ndodh-ne-videot-live-te-bebe-rexhes-fansi-i-tregon-organin-gjenital"

Gjithçka ndodh në videot live të Bebe Rexhës, fansi i tregon organin gjenital

Yjet

Gazeta Express

05/03/2021 12:26

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, herë pas here vendos që të bëjë video live në profilin e saj në “Instagram”.

Madje shpeshherë u jep fansave mundësinë që të futen live që të kenë një bashkëbisedim së bashku.

Lexo Edhe:

Dhe gjithmonë ndodh diçka e papritur në këto live-t e saj.

Së fundmi, Bebes i ndodhi një situatë shumë e sikletshme dhe e papritur. Një fans u fut në videon live dhe bëri një veprim të papërshtatshëm.

Gjithçka ndodh në videot live të Bebe Rexhës, fansi i

Teksa po bisedonin, ai i tregoi artistes së famshme organin gjenital. Bebe nisi të bërtiste menjëherë dhe i kërkoi që të largohej. Ky moment është ruajtur nga gazetari Andi Vrapi.

Ndërkohë nga ana tjetër, kujtojmë se Rexha ka shënuar një ndër arritjet më të mëdha të karrierës në janar të këtij viti, duke tejkaluar shifrën e një miliard dëgjimeve  në platformën e muzikës, “Spotify”.

Gjithçka ndodh në videot live të Bebe Rexhës, fansi i

Ky sukses i erdhi me këngën e vitit 2016 “In the name of love”, që e solli në bashkëpunim me DJ-në e famshëm botëror, Martin Garrix.

“Spotify”, si dhuratë për këtë sukses e ka surprizuar këngëtaren me pllakatën e mirënjohjes për arritjen e shifrës 1 miliardë dëgjime.

Gjithçka ndodh në videot live të Bebe Rexhës, fansi i

“Faleminderit Spotify, të gjitha shakatë mënjanë, në mënyrë shumë mirënjohëse. Faleminderit djema. (Gjithashtu a vendos dikush tjetër kube akulli në qumështin e tij?)”, ka shkruar Bebe Rexha krahas fotos së publikuar në “Instagram”.