Gjirokastër/ Ndihmonte në kalimin e paligjshëm të kufirit, arrestohet 24 vjeçari - Gazeta Express
string(78) "gjirokaster-ndihmonte-ne-kalimin-e-paligjshem-te-kufirit-arrestohet-24-vjecari"

Gjirokastër/ Ndihmonte në kalimin e paligjshëm të kufirit, arrestohet 24 vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 11:08

Një 24 vjeçar  është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për dhënie ndihme emigrantëve të paligjshëm.

Ndalimi i shtetasit me iniciale A.SH. 24 vjeç është bërë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, një emigrant të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë:

U kap duke transportuar një emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 30.11.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, një emigrant të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.