Gjimshiti: Kjo arritje për tifozët dhe Bergamon - Gazeta Express
string(46) "gjimshiti-kjo-arritje-per-tifozet-dhe-bergamon"

Futboll

Gazeta Express

19/04/2024 11:31

Gjimshiti: Kjo arritje për tifozët dhe Bergamon

Futboll

Gazeta Express

19/04/2024 11:31

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Djemtë e Gasperinit eliminuan skuadrën e fortë të Klopp, duke siguruar një kualifikim drithërues në gjysmëfinalet e Europa League.

Humbja 0-1 në “Gewiss Stadium” rezultoi e ëmbël, pasi Berat Gjimshiti me shokë festuan falë suksesit të jashtëzakonshëm 0-3 në mitikun “Anfield”.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi i Atalantës, njëkohësisht kapiteni i kombëtares shqiptare, falënderoi tifozët për mbështetjen dhe kualifikimin fantastik ia dedikon gjithë qytetit të Bergamos.

“Krenari dhe lumturi, tifozët na përkrahën dhe na shtynë gjatë gjithë javës. Një gjë e tillë u vu re edhe gjatë ndeshjes. Goli i Salah ishte një episod fatkeq.

Vuajtëm në 20 minutat e para nga shpejtësia e tyre, por e ruajtëm përqendrimin. Më pas reaguam, morëm masat e duhura.

E merituam kualifikimin në dy ndeshjet që zhvilluam. Dua t’ua dedikoj gjithë këtë tifozëve dhe qytetit të Bergamos.

Kjo arritje duhet të na japë shtytjen e nevojshme për ndeshjet e ardhshme. Ne duhet të ndihemi krenarë për veten dhe të japim gjithçka në të gjithë kompeticionet”, u shpreh Gjimshiti. I cili po shijon frytet e punës dhe sakrificave ndër vite.

Atalanta vijon të garojë në kampionat për zonën Champions, ndërkohë që të mërkurën (24 prill) luan në shtëpi gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë përballë Fiorentinës (0-1).

Marseille është pengesa e fundit e zikaltërve për të siguruar një biletë në finalen e madhe të Dublinit (22 maj). Gjysmëfinalja tjetër e Europa League është Roma-Bayer Leverkusen.