Premier League ka publikuar kalendarin e sezonit 2026/27, me rivalët kryesorë për titullin që tashmë e dinë rrugën që duhet të ndjekin drejt kurorës së kampionit.
Sezoni i ri sjell ndryshime të mëdha në stolat e disa prej klubeve më të mëdha të Anglisë. Manchester United, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea do të nisin një epokë të re me trajnerë të rinj, ndërsa te Arsenali vazhdon projekti i suksesshëm i Mikel Artetës.

Arsenal synon mbrojtjen e titullit
Arsenal i dha fund pritjes 22-vjeçare për titull sezonin e kaluar, duke fituar kampionatin e parë që nga epoka e “Invincibles” në sezonin 2003/04.
Megjithatë, “Topçinjtë” mbetën pa trofe në Kupën e Ligës dhe Ligën e Kampionëve, ku humbën në finale. Tani skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta synon të ndërtojë një dinasti të re.
MD1: 🏡
— Arsenal (@Arsenal) June 19, 2026
Boxing Day: Crystal Palace (A) 🎁
MD38: ❓
Find out our full list of Premier League fixtures for 26/27 👇
Arsenali do ta nisë sezonin në “Emirates Stadium” ndaj Coventry City, skuadër që rikthehet në elitë pas 25 vitesh mungesë.

Carrick kërkon ta çojë Unitedin në majë
Pas largimit të Ruben Amorimit, Manchester United reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme nën drejtimin e Michael Carrick.
Ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” e udhëhoqi ekipin drejt vendit të tretë, rikthimit në Ligën e Kampionëve dhe më pas fitoi kontratën e përhershme si trajner.
🚨 THE 2026/27 #PL FIXTURES ARE IN 👀
— Manchester United (@ManUtd) June 19, 2026
Manchester United konsiderohet një nga pretendentët për titull dhe do ta nisë sezonin me një udhëtim në fushën e Hull City.

Liverpool nis epokën Iraola
Te Liverpool kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Arne Slot u largua vetëm një vit pas fitimit të titullit, ndërsa klubi u nda edhe me ikonën egjiptiane Mohamed Salah.
Our 2026/27 @premierleague schedule in full 🗓️ pic.twitter.com/lyegCyXgFg
— Liverpool FC (@LFC) June 19, 2026
Në vend të tyre ka ardhur Andoni Iraola, i cili ka bindur me punën e tij te Bournemouth.
Ndeshja e parë zyrtare e epokës së re do të jetë një sfidë e fortë në “St James’ Park” kundër Newcastle United.

City hap kapitullin pas Guardiolës
Për herë të parë pas një dekade, Manchester City do të luajë pa Pep Guardiola në stol.
Pas 20 trofeve të fituar në dhjetë vite, Guardiola është larguar, ndërsa drejtimin e skuadrës e ka marrë ish-ndihmësi i tij, Enzo Maresca.
Our 2026/27 @premierleague fixtures 📋🙌 pic.twitter.com/iCBjQbrYF9
— Manchester City (@ManCity) June 19, 2026
Kampionët në fuqi të FA Cup dhe Carabao Cup do ta nisin sezonin në shtëpi kundër AFC Bournemouth.

Chelsea beson te Alonso
Një tjetër emër i madh që rikthehet në futbollin anglez është Xabi Alonso.
Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe ish-trajneri i Real Madridit ka marrë drejtimin e Chelsea, me synimin për ta rikthyer klubin londinez në elitën e futbollit anglez.
Chelsea nuk do të ketë angazhime evropiane këtë sezon, gjë që mund të rezultojë një avantazh në garën për titull.
Revealing our 2026/27 Premier League fixtures! 🔵🗓️ pic.twitter.com/gCEZWapiJy
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 19, 2026
“Blutë” do ta hapin sezonin me derbin e Londrës Perëndimore kundër Fulham, në ndeshjen e parë të “Monday Night Football”.
Garë e hapur për kurorën
Me Arsenalin kampion në fuqi, Manchester Cityn në epokën pas Guardiolës, Manchester Unitedin e ringjallur, Liverpoolin me një projekt të ri dhe Chelsean e drejtuar nga Xabi Alonso, sezoni 2026/27 premton të jetë një nga më të fortët dhe më të paparashikueshmit në vitet e fundit.
Të pesë gjigantët hyjnë në sezon me ambicie të mëdha dhe objektiv të qartë: fitimin e titullit të Premier League. /GazetaExpress/