Torres i vë kushte Barçës për ta vazhduar kontratën - Gazeta Express
string(51) "torres-i-ve-kushte-barces-per-ta-vazhduar-kontraten"

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 11:15

Torres i vë kushte Barçës për ta vazhduar kontratën

Sport

Gazeta Express

04/08/2026 11:15

Ferran Torres ka folur për të ardhmen e tij te Barcelona dhe e ka vendosur një kusht të qartë për vazhdimin e aventurës së tij në “Camp Nou”.

Sulmuesi spanjoll dëshiron ta ndiejë besimin dhe rëndësinë që klubi ka për të.

“Barcelona duhet të më tregojë se më dëshiron, të vijë dhe të negociojë. Në fund të fundit, gjithçka diskutohet”, ka deklaruar Torres në një intervistë për “Sportico” kur është pyetur për vazhdimin e kontratës, përcjell “Gazeta Express”.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit me Barcelonën skadon në vitin 2027 dhe bisedimet për një marrëveshje të re janë kthyer në një nga çështjet më të rëndësishme për klubin katalanas.

Barcelona dëshiron ta mbajë lojtarin, por Torres kërkon garanci dhe një rol më të rëndësishëm në projektin e skuadrës.

I pyetur edhe për interesimin e Paris Saint-Germainit, sulmuesi spanjoll e pranoi se është pozitive të kërkohesh nga klube të mëdha, por theksoi se aktualisht është lojtar i Barcelonës.

“Është mirë të jesh i dëshiruar nga klube si PSG-ja, por unë kam kontratë me Barcelonën. Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, është shprehur Torres.

Pas paraqitjeve të tij të mira me Barcelonën dhe Spanjën, ku fitoi më shumë vëmendje pas Kupës së Botës, Torres beson se e ka fituar të drejtën për ta pasur një vlerësim më të madh nga klubi.

Ai madje e shënoi golin e fitores në finalen e madhe me Argjentinën, që e shpalli Spanjën kampione të botës. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement