Gjermania shënon mbi 2,000 raste të reja të koronavirusit - Gazeta Express
string(56) "gjermania-shenon-mbi-2000-raste-te-reja-te-koronavirusit"

Gjermania shënon mbi 2,000 raste të reja të koronavirusit

Gazeta Express

29/09/2020 13:04

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 11 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,545, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 2,089 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 288,745.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.