Gjendet një predhë e pashpërthyer në Elbasan - Gazeta Express
string(44) "gjendet-nje-predhe-e-pashperthyer-ne-elbasan"

Gjendet një predhë e pashpërthyer në Elbasan

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2022 16:17

Një predhë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur në fshatin Mengël të Elbasanit. Bomba është gjetur në afërsi të shkollës së fshatit.

Predha është konstatuar e pashpërthyer. Dhjetëra efektivë policie kanë rrethuar zonën duke vendosur një perimetër sigurie të gjerë.

Lexo Edhe:

Sakaq, pritet që të mbërrijnë forcat xhenriere për veprime të mëtejshme me mjetin luftarak.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të DVP Elbasan, se në fshatin Mengël, në një përrua, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake, e pashpërthyer.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.