Gjasat e Chelseat për Champions 'shuhen', Brightoni e kalon në tabelë - Gazeta Express
string(66) "gjasat-e-chelseat-per-champions-shuhen-brightoni-e-kalon-ne-tabele"

Futboll

Gazeta Express

21/04/2026 22:59

Gjasat e Chelseat për Champions ‘shuhen’, Brightoni e kalon në tabelë

Futboll

Gazeta Express

21/04/2026 22:59

Shpresat e Chelseat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve janë praktikisht të shuara, pas humbjes 3-0 në transfertë ndaj Brightonit.

“Blutë” kanë vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe kanë vendosur një rekord negativ, duke kaluar periudhën më të gjatë pa shënuar në historinë e tyre në Premierligë.

Forma e dobët e Chelseat i ka parë ata të humbasin katër ndeshje radhazi në kampionat pa shënuar asnjë gol.

Megjithatë, ndryshe nga ndeshjet e tjera ku ishin konkurrues, pjesa e parë ndaj Brightonit ishte shumë e dobët.

Vendasit e nisën vrullshëm, duke testuar portierin Robert Sánchez që në minutat e para, ndërsa goli erdhi shpejt pas një krosimi nga këndi.

Topi përfundoi te Ferdi Kadıoğlu, goditja e të cilit u devijua nga Wesley Fofana dhe përfundoi në rrjetë.

Brightoni dominoi plotësisht, duke krijuar raste të shumta me Jan Paul van Hecken dhe Georginio Rutterin, ndërsa Jake Hinshelwoodi humbi një rast të artë. Nga ana tjetër, Chelsea nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje në portë në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, tentativa e parë erdhi nga Roméo Lavia, por pa sukses.

Shpejt më pas, Brightoni goditi sërish me Hinshelwoodin pas një kundërsulmi të shpejtë.

Kaoru Mitoma ishte pranë golit të tretë, ndërsa Kadıoğlu pati dy raste për të realizuar dopietë, por Sánchezi këtë herë reagoi mirë.

Në fund, fitorja u vulos nga zëvendësuesi Danny Welbecki në kohën shtesë, duke i dhënë një sukses të pastër Brightonit, i cili tani ka fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit dhe po rrit shpresat për kualifikim në garat evropiane.

Me këtë fitore, Brightoni shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e gjashtë, duke e kaluar tashmë Chelsean, që ka rënë në vendin e shtatë, me 48 pikë.

Ndërkohë, situata te Chelsea është alarmante: pesë humbje radhazi në Premierligë për herë të parë që nga viti 1993 dhe një seri pa gola që nuk ishte parë prej 114 vitesh.

Të dielën, ata do të përballen me Leeds Unitedin në gjysmëfinalen e FA Cup në “Wembley”, por mbetet për t’u parë nëse trajneri Liam Rosenior do të jetë ende në stol./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement