Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, u largua nga konferenca për shtyp para ndeshjes, me lot në sy, në prag të përballjes së së shtunës mbrëma kundër ish-klubit të tij, Atalantës.
Ka qenë një periudhë e vështirë për Gasperinin, i cili raportohet se ka pasur një përplasje me këshilltarin e lartë të klubit, Claudio Ranieri, dhe sipas raportimeve, njëri prej tyre mund të largohet së shpejti nga klubi.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes të premten, Gasperini foli për problemet në kampin e Romës dhe u emocionua dukshëm kur kujtoi kohën e tij tel Atalanta.
“Në Romë ka gjithçka që duhet për të bërë mirë. Në Bergamo pata sukses sepse ambienti rreth meje ishte i bashkuar dhe puna e klubit ishte e jashtëzakonshme”, tha trajneri i Romës.
“Edhe qyteti i vogël krijonte një atmosferë ideale. Punonim dhe ndërtonim gjithçka së bashku. Kishte lojtarë të rinj dhe të tjerë, një grup bazë shumë të fortë. Mjafton të shikosh transferimet dhe mënyrën si riinvestoheshin paratë. E veçanta e Atalantës ishte se luante në Evropë duke qenë njëkohësisht fitimprurëse”, shtoi ai.
“Nuk ishte vetëm falë meje, por mbi të gjitha falë një klubi shumë të aftë, që punonte në harmoni me trajnerin. Pastaj gjërat ndryshuan pak, pjesërisht për shkak të ndryshimit të pronësisë dhe pjesërisht për shkak të ‘figurës së babait’ me të cilin isha shumë i afërt…”, u shpreh trajneri italian.
Në këtë moment, Gasperini ndaloi për pak, iu mbushën sytë me lot, goditi tavolinën me duar dhe vendosi të largohej nga konferenca për shtyp./GazetaExpress/
Gasperini si emoziona ricordando la "sua" Atalanta 🥹❤️#Gasperini #Roma #DAZN pic.twitter.com/OO88ckjkZg
— DAZN Italia (@DAZN_IT) April 17, 2026
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...