Armand Duka flet për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, përmend edhe Besnik Hasin - Gazeta Express
string(82) "armand-duka-flet-per-te-ardhmen-e-sylvinhos-te-shqiperia-permend-edhe-besnik-hasin"

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 17:01

Armand Duka flet për të ardhmen e Sylvinhos te Shqipëria, përmend edhe Besnik Hasin

Futboll

Gazeta Express

17/04/2026 17:01

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka i është drejtuar sot gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Ndër shumë gjëra që foli i pari i futbollit shqiptar, emërimi i një trajneri shqiptar në krye të kombëtares mori një copë të vëmendjes në këtë konferencë.

Armand Duka tha se ndër trajnerët shqiptarë që ishte më së afërmi së fundmi te kombëtarja e Shqipërisë ishte Besnik Hasi.

“I kam ofruar realisht të paktën një herë postin e drejtuesit të Kombëtares një trajneri shqiptar, i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentet e fundit, kur ishim në prag të finalizimit të kontratës, Besniku u tërhoq se i ofruan që të ishte trajneri i Anderlechtit. Më pas, në të gjitha rastet padyshim që e kam menduar dhe padyshim përsëri e mendoj, por do të shohim”, ka thënë ai.

Duka foli edhe për Sylvinhon, kontrata e të cilit përfundon në korrik të këtij viti.

“Por e para është që i kam ofruar trajnerit aktual që të shprehë mendimin e tij nëse e ka vullnetin, energjinë e dëshirën për të vazhduar. Por pastaj janë edhe kushtet, nëse kënaqin palët. Kjo gjë do të ndodhë para se të bëhen ndeshjet miqësore të qershorit”, tha fillimisht Duka rreth Sylvinhos.

“Do të pres shumë pak. Oferta e parë do t’i jepet Silvinjos dhe, nëse nuk do të finalizohet, padyshim që do të fillojmë të njëjtin proces dhe nuk do të thotë që në kokën time nuk i kam disa emra”, shtoi ai.

Sylvinho ishte prezantuar si trajner i kombëtares së Shqipërisë në janar të vitit 2023.

Me Sylvinhon në krye, kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohet në EURO 2024, duke mos arritur të kalojë grupet, derisa edhe siguroi “play-offin” e Botërorit 2026, kur u eliminua nga Polonia në gjysmëfinale./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement