“Gërdeci”, Mediu kërkon eksperiment: Të improvizohet shpërthimi për të zbuluar shkaqet - Gazeta Express
string(82) "gerdeci-mediu-kerkon-eksperiment-te-improvizohet-shperthimi-per-te-zbuluar-shkaqet"

“Gërdeci”, Mediu kërkon eksperiment: Të improvizohet shpërthimi për të zbuluar shkaqet

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2024 18:46

Ish- ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu përmes avokatëve të tij kerkoi të bëhet ekspertiment hetimor që do të improvizojë shpërthimin e Gërdecit . Ai kembenguli edhe që krahas ekspertëve të caktohet edhe një fizikant për të gjetur shkaqe shkencore për shpërthimin tragjik.

“Të bëhet aktekspertim për hamendësimet e bëra. Duhet të përcaktohet shkaku i shpërthimit. Ka ekspertë ushtarakë, si të dojë gjykatë shqiptarë ose të huaj. Nëse na kërkojnë mendim, do të sjellim emra të ekspertëve”, tha Mediu.

Lexo Edhe:

Po sot avokatët e Mediut, Ardian Visha dhe Henrik Ligori i kërkuan gjykatës pyetjen e 5 amerikanëve, përfshirë këtu edhe pronarin e kompanisë Sac, Patrick Henry, dëshmi që ata duan ti marrin përmes videokonferencës, e jo me letërporosi siç ka kërkuar prokuroria e posaçme. mbrojtja kundërshtoi përgjigjen e Byrosë Federale të Hetimit, që pyetjet të bëhen prej FBI-së.

“Do të konsultohemi me avokatët për qëndrimin e SHBA. Ne kërkuam diskutim interaktiv jo të ecet me letërporosi”, tha Mediu.

Ish ministrit i mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet nga SPAK për shpërdorim të dyfishtë të detyrës, sipas kodit ushtarak e atij penal.