Georgina e zbulon sekretin, ajo dhe Cristiano janë martuar - Gazeta Express
string(57) "georgina-e-zbulon-sekretin-ajo-dhe-cristiano-jane-martuar"

Georgina e zbulon sekretin, ajo dhe Cristiano janë martuar

Gazeta Express

28/01/2020 11:29

Ditën e djeshme modelja e njohur Georgina Rodriguez festoi ditëlindjen e saj të 26-të.

Sigurisht urimin më të bukur ajo e mori nga partneri i saj Cristiano i cili i shkruante: “Gëzuar dashuria ime! Të dëshiroj një ditë shumë të bukur! Je një femër fantastike dhe një nënë e shkëlqyeshme për fëmijët tanë. Të dua shumë e dashur!”

Lexo Edhe:

View this post on Instagram

Felicidades mi amor! Te deseo un día muy lindo! Eres una gran mujer y una excelente madre para nuestros hijos. Te quiero mucho cariño!?❤️?

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

Dhe në shenjë falenderimi për urimin dhe për të gjitha ditët e bukura që Cristiano i ka dhuruar ,Georgina bëri një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

26 shumë e lumtur. Nuk kërkoj më shumë nga jeta. Thjesht shëndët për familjen time dhe mua për të shijuar të gjithë ditë që jam pranë tyre. Faleminderit për urimet , faleminderit për lulet, faleminderit burri i im” ndalojmë pak tek fjalët e fundit.

“Burri i im” i është drejtuar Georgina, CR7 mos vallë pa dashje modelja tregoi që ata janë martuar në fshehtësi.

Kujtojmë që në nëntorin e vitit të kaluar u shkruajt gjatë në media që çifti i njohur i showbizit ishin martuar në fshehtësi..