Gazetari italian: Më kërcënuan me vdekje pasi raportova trafikun e drogës në Shqipëri - Gazeta Express
string(84) "gazetari-italian-me-kercenuan-me-vdekje-pasi-raportova-trafikun-e-droges-ne-shqiperi"

Gazetari italian: Më kërcënuan me vdekje pasi raportova trafikun e drogës në Shqipëri

Gazeta Express

11/12/2019 20:38

Valerio Cataldi, gazetari italian i që realizoi emisionin mbi trafikun e drogës në Shqipëri dhe për përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në të, ka treguar në emisionin “Fuori TG” në televizionin publik italian “Rai3”,  se është kërcënuar me vdekje pas raportimit.

Ai tha se përveç kërcënimeve që ka marrë faktet e transmetuara më emision janë quajtur “fake news”.

Lexo Edhe:

“Unë jam kërcënuar pas emisioneve për trafikun e drogës në Shqipëri. Jam kërcënuar dhe jam ofenduar në mënyrë të vazhdueshme. Faktet e transmetuara në emisionin tonë u quajtën lajme të rreme”, tha Cataldi.

Pjesë nga biseda në studio:

Valerio Cataldi:… kur emisioni u transmetua pati një reagime të ashpër nga ana e qeverisë shqiptare. Kryeministri shkroi në Facebook gjëra të tmerrshme kundër transmetimit tonë. Na quajti gënjeshtarë, tha që ishin të gjitha gjëra të shpikura dhe që asgjë nuk ishte e vështirë. Pati një sërë reagimesh zinxhirë si kundër meje ashtu dhe ndaj TG3…

Gazetarja: Valerio, ti ke pasur kërcënime?

Valerio Cataldi: Po kam marrë kërcënime. Kërcënimet erdhën pas deklaratave të Kryeministrit (Edi Rama). Na kanë ardhur kërcënime edhe me vdekje madje në adresën time. Kanë ardhur fyerje të vazhdueshme në adresë të programit tonë, i cili u akuzua se ka prodhuar “Fake News”.

Fuori Tg, Rai3: Albania, bocche cucite

Fuori Tg, Rai3: Albania, bocche cucitehttps://www.albanianews.it/rassegna/rai3-albania-bocche-cuciteOggi, mercoledì 11 dicembre alle 12.25 su Rai3, è andato in onda "Fuori Tg", con Maria Rosaria De Medici che ha discusso con Giuseppe Giulietti, presidente della Federazione Nazionale della Stampa Italiana, e Koloreto Cukali del Consiglio dei Media Albanesi."Fuori Tg" è lo spazio quotidiano di approfondimento del Tg3 a cura di Mariella Venditti in onda dal lunedì al venerdì.

Publiée par ALBANIA NEWS sur Mercredi 11 décembre 2019