Gashi: Rugova nuk ka folur kurrë kundër Demaçit, por shtypi i LDK-së ka bërë fushatë të egër kundër tij - Gazeta Express
string(101) "gashi-rugova-nuk-ka-folur-kurre-kunder-demacit-por-shtypi-i-ldk-se-ka-bere-fushate-te-eger-kunder-tij"

Gashi: Rugova nuk ka folur kurrë kundër Demaçit, por shtypi i LDK-së ka bërë fushatë të egër kundër tij

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 22:05

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shtypi i LDK-së gjatë periudhës para luftës kishte bërë fushatë kundër Adem Demaçit.

Në emision po diskutohet për figurat të Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës.

Lexo Edhe:

Gashi thotë se përkundër rivaliteteve mes tyre, Rugova kurrë personalisht nuk e kishte sulmuar Demaçin. Madje Gashi thotë se ai e ksihte quajtur Demaçin, njërin prej njerëzve të mëdhenj të Llapit.

“Duhet të studiohet dhe mund të del një doktoraturë shumë e mirë. Shtypi LDK-së ka bërë një fushatë të tmerrshme denigruese ndaj tij. Ia mohonin edhe burgun. Por nuk besoj se Rugova i nxiste. Madje ai kishte thënë se Llapi ka dhënë njerëz të mëdhenj dhe njëri ndër ta është Demaçi. Edhe për Kadaren. Thoshte është ndër shkrimtarët më të mirë shqiptarë”, tha ai. /Gazeta Express/