Gashi citon At Zef Pllumin: Me pasë politikanë me dinjitet, nuk ishim gdhi nëpër radhët e ambasadave si qena për një vizë - Gazeta Express
string(119) "gashi-citon-at-zef-pllumin-me-pase-politikane-me-dinjitet-nuk-ishim-gdhi-neper-radhet-e-ambasadave-si-qena-per-nje-vize"

Gashi citon At Zef Pllumin: Me pasë politikanë me dinjitet, nuk ishim gdhi nëpër radhët e ambasadave si qena për një vizë

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 21:08

Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar qasjen e Bashkimit Europian ndaj Kosovës sa i përket integrimit dhe liberalizimit të vizave. Ai në emisionin Pressing në T7 ka thënë se Kosova duhet të mendojë të vendosë regjim vizash për qytetarët e atyre vendeve që kërkojnë viza për kosovarët.

Ai fillimisht thotë se ne është dashur të përmbushim kriteret, por këtë ta bëjmë për hir tonin e jo të BE-së.

Lexo Edhe:

“Mendoj se ne është dashur të kryejmë detyrat e shtëpisë, jo për BE-në por për vete. Nëse nuk na liberalizojnë vizat pastaj, duhet një qasje krejt tjetër jo si kjo politikanëve tanë. Mendoj se na duhet me ju qit viza qatyne që na qesin viza”, tha ai.

Tutje ai citon At Zef Pllumin dhe një thënie të tij për “politikanë me dinjitet”

“Më ka pëlqyer At Zef Pllumi. Shumë ekuivalencë e mirë. Me pas na politikanë me dinjitet, se ai thotë se e kemi pasur veq një e ai është Luigj Gurakuqi. Me pas politikanë me dinjitet, sot nuk ishim gdhirë në ambasada të huaja si qenë duke pritur për një vizë. Por edhe ata do i detyronim të shkonin në ambasadat tona për t’u futur tek ne. Se tash menjëherë të thonë enverist e komunist, por kjo është dinjitet. Pse po na qesin këso kritere. Për kufi me Malin e Zi, cili shtet  e ka pasur këtë? Unë jam për reciprocitet, por jo vetëm me Serbinë por edhe të tjerët”, shtoi ai. /Gazeta Express/