Futbollisti francez në mesin e të lënduarve nga zjarri vdekjeprurës në barin zviceran - Gazeta Express
string(85) "futbollisti-francez-ne-mesin-e-te-lenduarve-nga-zjarri-vdekjeprures-ne-barin-zviceran"

Sport

Gazeta Express

02/01/2026 8:15

Futbollisti francez në mesin e të lënduarve nga zjarri vdekjeprurës në barin zviceran

Sport

Gazeta Express

02/01/2026 8:15

Tahirys Dos Santos, një futbollist i ri 19-vjeç nga klubi francez FC Metz, ishte në mesin e atyre që u lënduan nga zjarri që kaploi barin “Le Constellation” në Crans-Montana në Zvicër, ka thënë klubi përmes një njoftimi.

Lojtari ishte “djegur rëndë dhe është transferuar me aeroplan për në Gjermani ku është duke u trajtuar”, tha më tej klubi.

FC Metz, klub që garon në Ligue1 të Francës, shtoi se “udhëheqësit, lojtarët, trajnerët dhe stafi i klubit janë të tronditur dhe të bashkuar në mendimet e tyre për t’ia përcjellë ato Tahirys” dhe se klubi po punon për rikthimin e lojtarit në shtëpi.

Nga shpërthimi i zjarrit në natën e Vitit të Ri, deri më tani është raportuar se kanë vdekur të paktën 47 persona dhe mbi 100 janë lënduar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement