“Fronti Europian” improvizon seancë, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar Kuvendi, ky i fundit shpall Bujar Osmanin President - Gazeta Express
string(123) "fronti-europian-improvizon-seance-ali-ahmeti-shpall-ziadin-selen-kryetar-kuvendi-ky-i-fundit-shpall-bujar-osmanin-president"

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2024 13:36

“Fronti Europian” improvizon seancë, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar Kuvendi, ky i fundit shpall Bujar Osmanin President

Maqedoni

Gazeta Express

18/04/2024 13:36

Në një seancë të improvizuar të Kuvendit, Fronti Europian zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën.

Me seancën e improvizuar u kryesoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti, pas çka Sela bëri edhe “betimin” e improvizuar.Pas zgjedhjes së Selës për kryetar Kuvendi, “Fronti Europian” ka improvizuar edhe zgjedhjen e Bujar Osmanit për president, me çka edhe ai bëri betimin e tij.

Në seancën simuluese të Kuvendit të Frontit Evropian, u zgjodh edhe presidenti i shtetit, Bujar Osmani.
Bujar Osmani tha se ai nuk ka qenë kandidat i një partie, por kandidat i të gjitha komuniteteve të cilat kanë ëndërruar për një shtet të mundësive të barabarta.


“Dhe zgjedhja ime për president është realizimi i ëndrrës së kamotshme të rrënimit të barrierës që u kufizonte njerëzve të ëndërrojnë pa kufi në këtë shtet”, deklaroi Bujar Osmani.
Osmani tha se vendimi për ndryshimet kushtetuese është historik. AI kërkoi që të ketë konsensus për cështjen e kapitujve dhe negociatave me BE.


“Nuk ka më dallime pozitë opozitë. Për shkak se rregullativat e BE-së janë të panegociueshme dhe nuk ka arsye të ketë dallime për dinamikën e implementimit të këtyre rregullativa. Andaj si president kërkojë një marrëveshje mbipartiake që gara politike mund të vazhdon për çfarëdo teme tjetër por jo për plotësimin e kushteve për intergim në BE dhe jo për ligjet që dalin nga marrëveshja kornizë ekonomike që do garanton standard jetësor për njerëzit”, tha Osmani.