"Frika më e madhe e Tysonit ishte se mos e vriste dikë në ring" - Gazeta Express
string(61) "frika-me-e-madhe-e-tysonit-ishte-se-mos-e-vriste-dike-ne-ring"

Boks

Gazeta Express

19/11/2021 19:09

“Frika më e madhe e Tysonit ishte se mos e vriste dikë në ring”

Boks

Gazeta Express

19/11/2021 19:09

Gjatë karrierës së tij, Mike Tyson kishte frikë se mos shkonte shumë larg gjatë zhvillimit të meçeve të tij, tregon ish-truproja i tij, Rudy Gonzalez.

Tyson, i konsideruar si një nga boksierët më të mëdhenj të peshave të rënda të të gjitha kohërave, mbretëroi si kampion nga 1987 deri në 1990.

Lexo Edhe:

Megjithë një jetë të diskutueshme jashtë ringut, Tyson ishte i respektuar dhe ia kishin frikën të gjithë për fuqinë dhe shpejtësinë e tij që ia fitoi atij 19 ndeshjet e tij të para profesionale me nokaut.

Në një intervistë të fundit, Rudy Gonzalez zbuloi disa nga ritualet e ish-kampionit para-luftës për të ndaluar veten duke mos shkuar shumë larg brenda ringut.

“Një nga sekretet më të mëdha me Majk ishte se ai kishte nevojë të bënte seks në dhomën e zhveshjes para meçeve”, tha Gonzalez për The Sun.

“Frika e tij më e madhe ishte se ai do të vriste dikë në atë ring. Ai e dinte se mund ta bënte këtë”, tregoi ai.

/Gazeta Express/