FOTO/ Ky është i riu që u vra në Elbasan - Gazeta Express
string(39) "foto-ky-eshte-i-riu-qe-u-vra-ne-elbasan"

Shqiperi

Gazeta Express

17/08/2022 22:56

FOTO/ Ky është i riu që u vra në Elbasan

Shqiperi

Gazeta Express

17/08/2022 22:56

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit, ku ka mbetur i vrarë 25-vjeçari Madrit Ulqinaku.

Sipas policisë autori i krimit ka qenë një i ri rreth 20-vjeç i identifikuar si K.Sh.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal mes dy të rinjve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes