Formula 1: Verstappen fiton edhe nw SHBA, shkëputet nga Hamiltoni në renditje - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

25/10/2021 10:43

Formula 1: Verstappen fiton edhe nw SHBA, shkëputet nga Hamiltoni në renditje

Sporte tjera

Gazeta Express

25/10/2021 10:43

Max Verstappen triumfon në Çmimin e Madh të Austinit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe provon të shkëputet nga Lewis Hamilton, duke e bërë edhe më interesante garën për titullin kampion në Formula 1, kur kanë mbetur edhe 5 beteja deri në fund.

Piloti britanik i Mercedes u nis i dyti, por bëri një start perfekt dhe mori menjëherë kryesimin e garës, megjithatë diferenca u bë në bokse aty ku skuadra gjermane u vonua më shumë se austriakët e Red Bull dhe kështu Verstappen rimori kryesimin.

Lexo Edhe:

Më pas piloti holandez bëri një menaxhim mjaft të mirë të garës në një pistë ku pritej shumë më tepër nga Mercedes dhe ia doli të triumfojë, duke lënë pas shpine Lewis Hamilton e Sergio Perez, ndërsa piloti i Ferrarit, Charles Leclerc e mbylli garën i katërti.

Me këtë sukses Max Verstappen e thelloi në 12 pikë avantazhin ndaj anglezit në renditjen e përgjithshme teksa kryeson me 287.5 pikë kundrejt 275.5 të Hamilton./SS/