Formula 1: Hamilton fiton në Katar, hapet gara për titull - Gazeta Express
string(55) "formula-1-hamilton-fiton-ne-katar-hapet-gara-per-titull"

Sporte tjera

Gazeta Express

21/11/2021 20:48

Formula 1: Hamilton fiton në Katar, hapet gara për titull

Sporte tjera

Gazeta Express

21/11/2021 20:48

Nuk ka surpriza në Çmimin e Madh të Katarit, me Lewis Hamilton që ia del të triumfojë dhe të shkurtojë edhe më shumë diferencën me Max Verstappen, i cili udhëheq renditjen për pilotë, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit.

Piloti britanik kampion në fuqi u nis i pari dhe ia doli të ruajë kryesimin gjatë gjithë garës, edhe për faktin që rivali i tij kryesor, holandezi Verstappen mori një penalitet prej 5 vendesh para fillimit të garës dhe e pati të vështirë të luftojë për kreun.

Lexo Edhe:

Megjithatë piloti i Red Bull minimizoi dëmet dhe ia doli ta mbyllë garën i dyti, ndërsa tashmë diferenca mes tij dhe Hamilton në renditjen e përgjithshme është ngushtuar në vetëm 8 pikë, kur kanë mbetur edhe dy gara nga fundi.

Ky sezon në Formula 1 konfirmohet si një ndër më spektakolarët e viteve të fundit, pasi Verstappen e Hamilton do të luftojnë deri në xhiron e fundit për titullin e kampionit të botës, teksa betejë e ashpër është edhe në garën për skuadra, me Mercedes e Red Bull që janë shumë pranë njëra-tjetrës.