Foda: Luajtëm shumë mirë për 60 minuta, por nuk jemi ende në nivel që këtë ta bëjmë për 90 minuta - Gazeta Express
string(95) "foda-luajtem-shume-mire-per-60-minuta-por-nuk-jemi-ende-ne-nivel-qe-kete-ta-bejme-per-90-minuta"

Foda: Luajtëm shumë mirë për 60 minuta, por nuk jemi ende në nivel që këtë ta bëjmë për 90 minuta

Sport

Gazeta Express

26/03/2024 21:28

Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje në miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj.

Të përzgjedhurit e Franco Fodas pësuan sonte ndaj Hungarisë në Budapest, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e luajtur në “Puskas Arena” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

Foda pas ndeshjes deklaroi se është shumë i kënaqur me paraqitjen për 60 minuta, por shtoi se këso paraqitje duhet bërë për 90 minuta.

Trajneri gjerman gjithashtu ishte i pakënaqur me disa raste të humbjes së topit në mënyrë të lehtë.

“Deri në minutën e 60-të isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mira për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele. Pas pësimit të një goli të tillë kishte edhe 30 minuta dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin dhe ndeshja mbaroi. Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga banka. Kemi mundësi të përmirësohemi”, tha fillimisht përzgjedhësi i “Dardanëve”.

“Skuadra u mundua t’i zbatonte urdhrat dhe ato që u kërkova unë. Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste. Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë. Performancën që bëmë për 60 minuta, duhet të mësohemi ta bëjmë për 90 minuta, por nuk jemi ende në atë nivel. Kjo është shumë e rëndësishme, duhet të përmirësohemi në këtë drejtim. Për të arritur kualifikimet në Botëror apo Evropian, ne duhet të performojmë për 90 minuta. 60 minuta nuk mjaftojnë”, deklaroi Foda. /Gazeta Express/