Foda: Hungaria është e fortë, do të luajmë me vetëbesim - Gazeta Express
string(53) "foda-hungaria-eshte-e-forte-do-te-luajme-me-vetebesim"

Foda: Hungaria është e fortë, do të luajmë me vetëbesim

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 17:17

Kombëtarja e Kosovës do të luajë nesër mbrëma ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, që vlerësohet se do të jetë një test i vërtetë për ekipin e drejtuar nga Franco Foda.

Trajneri gjerman u paraqit sot në konferencën për media në Budapest, ku u deklarua rreth kësaj ndeshjeje, teksa përmendi edhe fitoren minimale të arritur në miqësore ndaj Armenisë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë me Armeninë. Kemi një skuadër që ka kualitet të mirë teknik dhe lojtarët janë shumë të mirë në tranzicion, megjithatë do të jetë e vështirë të luajmë ndaj një skuadre të fortë si Hungaria, që ka shumë kualitet”, tha fillimisht përzgjedhësi i “Dardanëve”.

“Ne duhet të përballemi me skuadra të nivelit të Hungarisë, që është e kualifikuar në Kampionat Evropian sepse edhe synimi ynë është të kualifikohemi. Pavarësisht sa kombëtare e fortë është Hungaria, ne do të luajmë me vetëbesim”, deklaroi Foda.

Ndeshja mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 19:00, në stadiumin “Puskas Arena”. /Gazeta Express/