Ëndrra i është bërë realitet.
Për herë të parë, Florian Marku do të zbresë në ring në natën ku përballen më të mirët e botës në boks në kategorinë e rëndë, raporton Gazeta Express.
Marku do të ketë punë me Jamie Stewart, derisa meçi kryesor sonte do të jetë mes Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev që do të luftojnë për më të mirin e botës në kategorinë e rëndë, fituesi i rrëmben katër breza IBF, WBA, WBO dhe IBO që aktualisht janë të Joshuas.
Marku mezi po e pret këtë meç. Ai ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjesi botë. Sot është dita ime”, ka shkruar Marku.
GOOD MORNING WORLD ? TODAY IS MY DAYYYYY
— Florian Marku ? (@FlorianMarku92) December 12, 2020
Përballja mes Markut dhe Jamie Stewart pritet të nisë nga ora 18:00. /Gazeta Express/