Florian Marku noton pranë balenave në Spanjë - Gazeta Express
string(44) "florian-marku-noton-prane-balenave-ne-spanje"

Boks

Gazeta Express

15/09/2023 15:21

Florian Marku noton pranë balenave në Spanjë

Boks

Gazeta Express

15/09/2023 15:21

Florian Marku njihet si një boksier i guximshëm dhe në ring gjithmonë e sulmon i pari kundërshtarin.

Por, boksieri shqiptar e ka shfaqur trimërinë e tij edhe në det, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke kërcyer në ujë dhe duke notuar vetëm pak metra pranë balenave në detin e Tenerifes në Spanjë.

Marku ka marrë komente prej më të ndryshmeve, sa që kishte prej tyre që e quanin “të çmendur” për veprimin e tij, pasi balenave s’ju dihet kurrë, përkundër faktit se konsiderohet që nuk i sulmojnë njerëzit. /Gazeta Express/