Florian Marku: Do t’ia mbyll gojën kujtdo që dyshon në aftësitë e mia - Gazeta Express
string(67) "florian-marku-do-tia-mbyll-gojen-kujtdo-qe-dyshon-ne-aftesite-e-mia"

Florian Marku: Do t’ia mbyll gojën kujtdo që dyshon në aftësitë e mia

Sporte tjera

Gazeta Express

25/12/2020 22:54

Florian Marku është zotuar se do t’ua dëshmojë se e kanë gabim të gjithë atyre që i kanë vënë në dyshim aftësitë e tij, pas barazimit kontrovers me Jamie Stewart në meçin e fundit.

Boksieri i pamposhtur shqiptar me bazë në Londër, është duke u përgatitur për meçin e nëntë në karrierë në welterweight – divizioni mes peshës së lehtë dhe asaj të mesme – më 30 janar, kundër Rylan Charlton, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marku ishte shumë i mllefosur pas barazimit me Stewart në meçin 12 dhjetorit në Londër, pasi ndje se iu bë e padrejtë duke qenë se e mbizotëroi kundërshtarin plotësisht.

Boksieri nga Lushnja e rrëzoi kundërshtarin e tij një herë në rundin e dytë dhe i dha grushte vazhdimisht gjatë tetë rundeve në Wembley, por gjyqtarët habitën me vendimin e tyre kontrovers.

28-vjeçari u detyrua ta pranojë një barazim 76-76 me Stewart.

Marku ishte shumë i mllefosur pas meçit dhe tani ka vendosur të mos humbasë shumë kohë dhe të përgatitet për meçin e nëntë në karrierë.

Dhe ai është i etur për t’ua dëshmuar kritikëve se e kanë gabim kur dyshojnë në aftësitë e tij.

Në një video të publikuar në Facebook, Marku shihet duke e ushtruar dhe thotë: “Do ja mbyll gojën kujtdo qe ka dyshuar ne aftësitë e mia dhe nuk besoi tek unë me date 30 Janar.”

Që prej debutimit në boksin profesionit në vitin 2018, Marku i fitoi shtatë meçet e para, derisa u ndal me një barazim të padrejtë nga Stewart.

Marku do të kërkojë të mbetet i pamposhtur edhe kundër Charlton. /Gazeta Express/